Ta zgjedhësh bazën e duhur, pudër dhe korrektor nuk është aspak e lehtë, ngase një nuancë që nuk ju shkon për shtati mund t’jua çojë mundin kot, e më pas gjithë grimin do ta hiqni nga fytyra.

Kini vëmendjen te ngjyra dhe përmbajtja. Ajo që ju dëshironi është që baza të jetë natyrale dhe të duket sa më e tillë. Nuanca e pudrës shumë e errët do të ju bëjë të dukeni më e vjetër, e kjo është diçka që nuk duhet lejuar.

Shumë korrektor
Puçrrat, aknet, të skuqurat janë problemi kryesor, kur është në pyetje bukuria e lëkurës. Korrektori mund ta luajë këtu rolin e shpëtimtarit, ngase ai do t’i mbulojë të gjitha mangësitë. Në të njëjtën kohë, nëse nuk e zgjidhni të duhurin, ai mund të shndërrohet në armikun tuaj, i cili do ju bëjë të dukeni më e vjetër.

Tepër rouge
Roli i rougit që luan në procesin e përgjithshëm të grimit shpesh nënvlerësohet. Nëse e vini si duhet, mund t’jua lehtësojë dhe t’jua freskojë fytyrën. Por, me rougin shpesh bëhen edhe gabime. Grimeret theksojnë se femrat e vendosin zakonisht rougin me brusha të mëdha dhe shumë poshtë fytyrës, përkatësisht shumë afër linjës së nofullave.

Vetulla tepër të holla
Edhe një gabim i shpeshtë. Pse? Shkaku i vetullave tepër të holla mund të dukeni më të vjetra. Midis tjerash, tash është mjaft popullore që vetullat të duken sa më natyrale.

Hija ndriçuese
Nëse rreth syve keni rrudha të imëta, shmangini hijet ndriçuese, ngase ato vetëm sa i theksojnë ato. Përqendrohuni në dy pika: në pjesën e brendshme të syrit dhe atë nën vetulla. Kjo mjafton.

Buzëkuqi i duhur
Shmangni ngjyrat e errëta dhe nuancat metalike, ngase buzët tuaja do të duken më të holla, ndërsa ju më e vjetër. Në vend të kësaj zgjidhni ngjyra më të ndezura, ngase buzët duken më të plota.

 

Leave a reply